Ylli i Disney-t, David Henrie mund të dënohet me të paktën 1 vit burg nëse shpallet fajtor në gjykatë.

Aktori u arrestua para disa ditësh në aeroportin e Los Anxheles për mbajtjen e një arme të mbushur.

Zyra e avokatisë në Los Anxhelos ka ngritur tre akuza ndaj David, të cilat përfshijnë armëmbajtjen në një zonë të populluar.

Burime zyrtare konfirmuan për TMZ se Henrie po shkonte për një shfaqje të TSA mëngjesin e së hënës dhe agjentët zbuluan armën. Thuhet se ishte një pistoletë me tyt 9mm dhe ishte e mbushur.

Aktori u dërgua menjëherë në rajonin më të afërt të policisë. Ai njihet për rolet e tij pranë këngëtares Selena Gomez. Ishte yll i shfaqjes “Ëizards of Ëaverly Place”.

Kohët e fundit është zbuluar se David është në pritje për tu bërë me një vajzë pasi bashkëshortja e tij Maria Cahill është shtatzënë.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: