TIRANË

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 5 vite burg Vladimir Gjutën, i cili u arrestuar me një armë me vete pranë selisë së Partisë Socialiste, në shkurt të vitit 2020.

Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala. Pas arrestimit, Gjuta u fajësua për “mbajtje pa leje të armëve luftarake” dhe për “mbajtje pa leje të armëve të ftohta”.

Ai u pikas nga punonjësit e Gardës, teksa ishte me armë pranë selisë së PS, dhe u ndalua nga forcat “Shqiponja”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb