Policia italiane arrestoi një 20-vjeçar shqiptar, i cili u kap me drogë. Arrestimi i tij u bë në qendër të Salernos mbrëmjen e së shtunës.

Efektivët kanë vënë re një makinë me dy të rinj në bord, ndërsa makina bënte lëvizje të dyshimta. Pas kontrolleve të ushtruara në mjet, rezultoi se 20-vjeçarit iu gjet hashash në xhaketën e tij, të cilën e kishte bërë gati për shitje.

Më tej, në shtëpinë e të riut, policia gjeti të fshehur në dhomën e gjumit një copë hashashi prej rreth 56 gramë dhe një peshore elektronike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb