Një shqiptar është arrestuar në Itali, pasi dyshohet se është ‘koka’ e një rrjeti të trafikut të drogës.

Mediat e huaja shkruajnë se ndalimi i shqiptarit është bërë fundjavën që lamë pas, më datë 22 prill në Ankona. Gjatë kontrollit policor, janë gjetur dhe sekuestruar gjysmë kg hashash, kokainë, 450 euro dhe një pistoletë kalibri 9 të kompletuar me fishek.

Në jetën e përditshme, shqiptari ‘fshihej nën maskën’ e një shitësi makinash të përdoruar.

I dyshuari u arrestua për armëmbajtje pa leje dhe për trafik droge.

Arresto Droga Pistola Ancona Aprile 2023
Arresto Droga Pistola Ancona Aprile 2023

 

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: