Ish-konkurrentja e Miss Anglisë 33-vjeçarja Jennifer Young akuzohet për kontrabandë të lëndëve narkotike, përkatësisht ketaminë.

Modelja pritet të përballet me 20 vite burg në Meksikë, pasi dyshohet se u përpoq të kontrabandonte 250,000 £ ketaminë në vend.

Jennifer Young, u arrestua në aeroportin e Kankunit dhe u akuzua për trafik droge në gusht të vitit të kaluar.

Modelja dyshohet se kishte më shumë se 13 kg drogë në pako dhe shishe të fshehura nën një fund në valixhen e saj.

Young u mbajt në një burg të mbipopulluar në qytet përpara se të transferohej në një burg afër Mexico City në shkurt, ka treguar nëna e saj, shkruan The Times.

Kontrabanda e drogës konsiderohet si një nga krimet më të rënda në Meksikë dhe mund të dënohet deri në 20 vjet.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: