SHKODËR- Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia në Malësi të Madhe pasi është kapur me kartëmonedha false. Mësohet se Specialistët e Seksionit Kundër Krimit Ekonomiko-Financiar kanë arrestuar në flagrancë 25-vjeçarin Luan Jacaj, banues në fshatin “Vajush” të Malësisë së Madhe.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është kapur në flagrancë nga punonjësit e Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në posedim të kartëmonedhave false.

Ky shtetas ka qenë duke i përdorur për blerje karburanti 5 (pesë) copë kartëmonedha euro me prerje 50 (pesëdhjetë) euro secila në total 250 (dyqind e pesëdhjetë) euro në momentin e kapjes në flagrancë nga policia.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb