Një i ri shqiptar është arrestuar në zonën e Mendrisiottos në Zvicër pasi gjatë kontrollit fizik që ushtroi policia ndaj tij në një tren që ishte nisur drejt jugut u gjet një sasi droge.

Sipas mediave të huaja bëhet me dije se 27-vjeçari shqiptar posedonte dhjetëra gramë heroinë të cilën dyshohet se kishte qëllim ta shiste.

Sakaq, autoritetet janë duke punuar për zbulimin e lidhjeve të tjera që mund të ketë i riu ose nëse ka pasur lidhje të mëparshme me shitjen e narkotikëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: