Një 44-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës, pasi u kap me ilaçe kontrabandë në një taksi ku ishte si pasagjer.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet D. P., banues në Gjirokastër. Ai u kap në aksin rrugor Kakavijë-Gjirokastër, ku gjatë kontrollit iu gjetën një sasi medikamentesh mjekësore, të pa deklaruara në doganë, të cilat ju sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Kontrabanda me mallra të licencuara”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb