Arrestohet 39-vjeçari nga Vlora, pasi u kap me kanabis. Pas hekurave ra shtetasi me inicialet R. O., 39 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Po ashtu, pas hekurave ra shtetasi me inicialet Sh. K., 63 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, në lagjen “28 Nëntori”, është përfshirë në një aksident, me pasojë vetëm dëme materiale.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. S., 33 vjeç, banues në Fier, pasi ka bërë njoftim të rremë, në sallën operative të këtij komisariati. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: