Policia e Tiranës ka arrestuar një 28-vjeçar, pasi u kap me një sasi kokaine.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A.H.

“Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditi një tjetër rast duke vënë në pranga shtetasin A. H., 28 vjeç, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe u sekuestruan një sasi lënde narkotike kokainë dhe një sasi lëndë narkotike e dyshuar kanabis.”, -thuhet në njoftimin e policisë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb