SARANDA

Gjykata e Sarandës ka lënë në masën arrest me burg efektivin e ‘’Shqiponjave’’ Lavdosh Metaj të cilit iu kap kokainë në banesë.

38-vjeçari u arrestua 3 ditë më parë teksa ishte në monitorim për disa muaj pasi dyshohet se trafikonte drogë.

Në seancë Metaj nuk ka pranuar akuzën duke pretenduar se kokainën që kishte në banesë e kishte për përdorim vetjak.

Avokati i tij, Gjergji Imeraj kërkoi masën arrest shtëpie ose garanci pasurore, por Gjykata nuk e pranoi. Gjithsesi ai paralajmëroi se vendimi i Shkallës së parë do të apelohet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb