TERNI

Një 57-vjeçar shqiptar me banim në Terni u arrestua nga autoritetet italiane, pasi u kap me lëndë narkotike kokainë në xhep.

Ai kishte fshehur gjysmë grami kokainë në xhepin e pantallonave, ndërsa 17 doza të tjera i kishte futur në makinë.

  • foto galeri

Mediat italiane raportojnë se burri ishte një person i njohur për karabinierët, pasi edhe më herët kishte pasur probleme me drejtësinë.

Policia gjeti një sasi lënde narkotike edhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij.

Burri nga Shqipëria do të qëndroj në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, derisa gjykata të japë një vendim final për të.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb