Kryetari i një qyteti në Nigeri dhe shoferi i tij, janë arrestuar nga autoritetet pasi u kapën duke transportuar më shumë se 200 kg kokainë.

Dy të dyshuar, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur, dyshohet se kanë transportuar kokainë në Libi pasi ajo u kontrabandua në vend nga Mali.

Agjencia e kontrollit të drogës atje tha se ishte kapja më e madhe e kokainës në vendin e Afrikës Perëndimore.

Kontrabanda dhe konfiskimet e drogës po bëhen më të zakonshme në rajon.
Kryetari i bashkisë dhe shoferi u dërguan në kryeqytetin e Nigerit, Niamey, për t’u marrë në pyetje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb