SHKODËR

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 22-vjeçar, pasi në automjetin me të cilin udhëtonte ka gjetur një sasi municioni luftarak.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin I. N., 22 vjeç, banues në lagjen “Kongresi i Përmetit”, Shkodër, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Benz”, me të cilin udhëtonte, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi municioni luftarak dhe sprajt për vetëmbrojtje (spray defence).

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër u arrestua në flagrancë shtetasi P. I., 28 vjeç, banues në lagjen “Guerrile”, Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij dhe gjatë kontrollit në banesë i është gjetur një biçikletë e dyshuar e vjedhur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb