Prokuroria e Kukësit përfundon hetimet për këngëtaren nga Kosova, Fjolla Morina, e cila u kap muaj më parë me dy pistoleta në makinë teksa tentonte të hynte në Shqipëri.

Këngëtarja akuzohet për armëmbajtje pa leje. Ndërsa për dy shoqëruesit në makinë me të, i dashuri i saj biznesmeni Fisnik Sylaj dhe shoferi Fitim Muji është pushuar akuza.

Dosja mësohet të ketë kaluar tek gjykatësi paraprak, ndërsa pritet të caktohet data e gjyqit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb