TIRANE

Që prej ditës së shtunë, këngëtarja e njohur nga Kosova Fjolla Morina, është nën arrest pasi u kap me një armë zjarri me 23 fishekë luftarakë, si dhe një pistoletë “çakmak”.

Ngjarja ndodhi në pikën kufitare të Morinës, ku Fjolla u arrestua së bashku me shoferin dhe një tjetër djalë që e shoqëronte, ndërkohë që çështja është në hetim e sipër.

Gjatë hetimit, ka dalë në dritë edhe një fakt tjetër për këngëtaren. Nga mediat, mësohet se Fjolla është shtatzënë në muajin e dytë. Kjo është zbuluar pas kontrollit në spitalin e Kukësit nga mjeku gjinekolog.

Pas arrestimit, këngëtarja kishte kërkuar ndihmë mjekësore dhe pas saj është mësuar se këngëtarja është dy muajshe shtatzënë.

Dëshmia e Fjolla Morinës një ditë më parë në polici
“Unë i ndërroj shpesh çantat dhe armën e kisha vënë disa kohë më parë, pikërisht në çantë. E kam harruar aty, dhe sot e mora çantën pa ditur që pistoleta ishte ende aty brenda dhe udhëtova drejt Shqipërisë”, është shprehur ajo.
Armën ma ka bërë dhuratë dikush. Një miku im nga Gjermania, i cili sot nuk jeton më. Personat që ishin me mua në makinë nuk e dinin se unë kam pistoletë, pasi as vetë nuk e kam ditur se e kam në çantë pistoletën, e kisha harruar,” – ka thënë Morina në deklaratën e saj.
Policia sekuestroi edhe një pistoletë lodër si dhe ka arrestuar edhe dy personat e tjerë, të cilët po udhëtonin me të, përkatësisht F.M., 29 vjeç dhe F.S., 29 vjeç.

Kujtojmë që Fjolla Morina është një nga këngëtaret që ka tërhequr gjithmonë vëmendjen e medieve rozë për jetën luksoze dhe videoklipet e shtrenjta. Madje, shumë herë ajo është shfaqur në videoklipe edhe me armë zjarri apo veshje tejet ekstravagante. Më poshtë po ju sjellim disa foto, që tregojnë jetën mjaft luksoze të këngëtares.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: