KUKËS

Fjolla Morina do të dalë sot para Gjykatës në Kukës pasi u kap me pistoletë në Audi Q7 bashkë me dy të tjerë.

Morinës iu kapën në Pikë Kufitare armë zjarri pistoletë, si dhe një pistoletë çakmak por dhe 23 fishekë luftarakë.

Po ashtu në Kukës u zbulua se ajo është shtatzënë teksa sot në 13:00 do të mësojë mbi verdiktin e Gjykatës. Prokuroria vë në dyshim faktin se ajo është shtatzënë, pasi sipas saj një eko s’mund ta vërtetojë këtë gjë. Është kërkuar që në seancë të paraqitet gjinekologu teksa kërkon 5 milionë lekë garanci për ta lënë në arrest shtëpie.

Ajo më 19 shtator po udhëtonte nga Kosova në Shqipëri me biznesmenin Fisnik Syla dhe Fitim Mujin. Në dëshminë e saj këngëtarja sqaroi se nuk kishte dijeni që kishte armë në çantë, dhe se atë ia kishte dhuruar një miku i saj në Gjermani që nuk jeton më.

Po ashtu ajo shfajësoi dy shoqëruesit e saj në fuoristradë duke thënë se ata nuk e dinin që ajo mund të kishte armë me vete.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb