MIRDITE- Një person është vënë në pranga në Mirditë, pasi është gjetur me një armë pa leje. 45-vjeçari nga Mirdita, Gjon Lleshi, me detyrë Drejtor i Qendrës Shëndetësore në Klos, është kapur me një armë pistoletë tip “Ecol Special 99”.

Sipas policisë së Mirditës, “gjatë kontrollit të ushtruar 45-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë tip “Ecol Special 99” dhe 4 fishekë të kalibrit 9mm”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga neni 278/4 i Kodit Penal.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: