Policia e Beratit ka vendosur në pranga një 26-vjeçar, i cili posedonte një armë zjarri pushkë dhe një sasi droge.

Në pranga ka rënë Sefedin Mehmetaj. Materialet janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Berat

Vijon kontrolli i territorit, për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave që posedojnë armë zjarri pa leje apo lëndë narkotike.

Arrestohet 26-vjeçari, i cili poesdonte një armë zjarri pushkë dhe një sasi cannabis sativa.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas posedonte armë zjarri dhe lëndë narkotike shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, organizuan punën dhe ushtruan kontroll në banesën e shtetasit S.M, ku si rezultat i kontrollit të befasishëm, shërbimet e Policisë gjetën të fshehur në banesën e tij, një armë zjarri pushkë dhe një sasi lëndë narkotike cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve hetimore specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat arrestuan në flagrancë shtetasin S.M., 26 vjeç, banues në Osmënzezë, Berat.

Materialet janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: