Nusja e re 20-vjeçare nga Librazhdi, e cila u kap mat nga familjarët e burrit me të dashurin në shtrat ka treguar dhunën barbare fizike dhe psikologjike që është ushtruar ndaj saj.

Në një rrëfim për ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24’ të Evis Ahmetit, e reja tha se ishte dhunuar me shkop dhe nxirë në të gjithë trupin. Po ashtu ajo tha se vjehrra e kishte kapur prej flokësh.

Ndërkohë që e gjithë skena e turpshme ishte filmuar nga kunati i saj, djali i vogël i shtëpisë.

Atë natë je dhunuar?
Po vjehrri, vjehrra. Më kapi vjehrra prej flokësh, gjyshi. Të gjithë. Janë kunati, komshinjtë…të gjithë.

Kush e filmoi këtë episod?
Kunati. Djali i vogël! Ai jeton me prindërit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb