QAFË BOTË

36-vjeçari Ndriçim Rako i cili u kap me drogë në 31 korrik të 2019 në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë Botës është dënuar sot me 7 vite burg.

BalkanWeb mëson se Rako do të vuajë 4.8 vite burg për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Ngjarja ka ndodhur 1 vit e gjysmë më parë, kur Rako së bashku me bashkëshorten dhe fëmijën e mitur udhëtonte drejt Greqisë me një mjet tip ‘’Renault Magane’’ dhe u kalua në vijën e dytë të kontrollit.

U zbulua se në pjesën e poshtme të sediljeve të para të automjetit ishin fshehur 33 pako të mbështjella me natriban ku dyshohej se mund të kishte lëndë narkotike/

Më pas më 1 tetor 2019 u lejua kontrolli i mjetit dhe u zbulua se në një tjetër vend të modifikuar u gjetën 16 pako me 20.35 kg kanabis brenda.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb