Tradhtia e saj ndaj të shoqit u bë virale me shpejtësi në mediat sociale. 20-vjeçarja në Librazhd, ka treguar në emisionin “Me Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti detaje të tjera pas momentit kur familjarët mësuan tradhtinë.

Ajo ka thënë se prindërit e kanë pritur keq, e të dyve i kanë rënë të fikët në momentin kur kanë mësuar ngjarjen. E reja rrëfen edhe bisedën që ka pasur me të shoqin, për të cilin thotë se e ka sharë dhe mallkuar.

“Prindërit kanë reaguar keq, i ranë të fikët. Ata s’e prisnin. Babi është shumë keq, mami duket sikur po e kalon, por babi nuk mundet. Kam folur me bashkëshortin. Vetëm më ka mallkuar”, tha vajza.

Ajo ka treguar më tej se ka marrë urdhër mbrojtjeje nga i ati pasi ka frikë nga reagimi i tij.

“Jam pajisur me urdhër mbrojtjeje. Dua të ruhem nga babai. Nuk e di se nga më vjen rreziku. Kam frikë. Unë me babin nuk flas dot”, përfundon vajza.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb