Ka dalë sot para gjykatës shtetasi bullgar, i cili akuzohet se ka përdhunuar 50-vjeçaren shqiptare, e cila punonte si sanitare në Athinë.

Nga pamjet e publikuara nga mediat greke u pa se 35-vjeçari dhe bashkëpunëtori i tij, ishin të veshur me jelek anti-plumb, ndërsa shoqëroheshin nga forca të shumta policie në momentin që futeshin në gjykatë. Mësohet se ai u arrestua pranë një kioske duke pirë një uzo.

Kjo nuk është hera e parë që i riu përfundon në polici, pasi është person me precedent penal, pasi më parë ishte arrestuar dhe dënuar po për të njëjtën vepër penale.

Po ashtu mediat greke kanë publikuar edhe dëshminë e shqiptares, e cila rrëfeu momentet e tmerrit.
“Unë kam punuar si pastruese për tre vjet në këtë ndërtesë. Teksa isha duke pritur për ashensorin, një burrë më tërhoqi për qafe dhe më futi në shtëpinë e tij në katin e parë. Ai po më mbyste, më vuri duart në qafë. Ai më zhveshi, më çoi në dhomën e tij dhe më përdhunoi. Më goditi në fytyrë. Në një moment, rreth orës 5 të pasdites, ai shkoi në kuzhinë për të gatuar. Vura re se kishte një çelës në derë. E hapa dhe shkova në ballkon. Arrita të kaloj në shtëpinë ngjitur dhe të shpëtoj”, ka treguar 50-vjeçarja shqiptare, e cila tha se nuk e njihte agresorin e saj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb