Policia e Korçës ka arrestuar dy persona në kuadër të “Perimetrit”, pasi u kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm.

Burime zyrtare bënë me dije se u kapën në flagrancë shtetasit me inicialet F. K., 22 vjeç, banues në Tiranë dhe R. B., 25 vjeç, banues në fshatin Stropan të Devollit.

Shtetasit e mësipërm, janë kapur në aksin rrugor Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Eçmenik, duke transportuar në drejtim të Tiranës me mjetin tip “Volkswagen”, 4 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt fitimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: