ELBASAN

Policia e Elbasanit ka finalizuar me sukses operacionin antidrogë të koduar “Dragot 2021”.

Në pranga kanë rënë 4 shtetas, që u kapën duke transportuar 48 kg drogë. Po ashtu, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjete, 3 aparate celularë dhe 1 thikë. Personat e arrestuar janë:
S. M., 25 vjeç, M. H., 22 vjeç, F. Y., 25 vjeç, banues në Vlorë dhe P. B., 22 vjeç, banues në fshatin Pilur, Himarë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Njoftimi i Policisë:

DVP Elbasan

Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “DRAGOT 2021”.

Sekuestrohen 48 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, 2 automjete, 3 aparate celulare dhe 1 thikë.

Arrestohen në flagrancë 4 shtetasit që transportonin lëndën narkotike, me qëllim shitjen e saj.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për transportimin e një sasie lënde narkotike nga disa shtetas, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policise Elbasan, organizuan dhe finalizuan operacionin policor antidrogë të koduar “DRAGOT 2021”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

S. M., 25 vjeç, M. H., 22 vjeç, F. Y., 25 vjeç, banues në Vlorë dhe P. B., 22 vjeç, banues në fshatin Pilur, Himarë.

Shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, gjatë operacionit, në rrugën që lidh Lushnjën me Belshin, në Dragot, bënë lokalizimin dhe bllokimin e automjeteve me të cilat dyshohej se transportohej lënda narkotike.

Nga kontrolli fizik i personave të arrestuar dhe mjeteve tip ”Audi A6” dhe “Volksëagen” u gjet lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, me peshë 48 kilogramë, 1 thikë dhe 3 aparate celulare.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, 3 aparate celulare, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe 2 automjetet.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: