Një histori, e përshtatshme për subjektin e një ‘telenovele’.

Kështu mund të quhet marrëdhënia mes aktorit të humorit Donald Veshaj dhe Bora Zemanit, mes ndarjeve dhe ribashkimeve, zënkave, puthjeve dhe deklaratave publike.

Pas muajsh të ndarë, Donaldi dhe Bora u shfaqën krah njëri-tjetrit në eventin e organizuar nga Valdrin Sahiti.

Në pamjet që u bënë menjëherë kryefjalë e mediave sociale, ata shiheshin në një tavolinë të përbashkët teksa aktori i ndizte cigaren moderatores. Kaq mjaftoi që njerëzit ta interpretonin këtë shfaqje si një ribashkim i tyre.

E kur vetë ata nuk kanë konfirmuar ende asgjë, Dalina Buzi ka deklaruar se dyshja është gjendur rastësisht në të njëjtën tavolinë. Në “Goca dhe Gra”, ajo tha se të gjithë figurat e “Top channel” ishin në një tavolinë dhe mes tyre edhe Bora me Donaldin.

“Ishim të ndarë në tavolina. Një tavolinë ishte tavolina e Top Channel. Ishte Sara, Lori, Bora, qëlloi dhe Donaldi me Romeon. Unë si e pranishme atje pashë dy njerëz të edukuar që flasin. Se çfarë ka ndodhur më parë ose pas festës nuk e di”.- u shpreh Dalina.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: