FRANCE – Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë franceze pasi akuzohet se ishin pjesë e një rrjeti kriminal që vepronte në zonën Rhône në l’Isère të Francës.

Të rinjtë u kapën me të paktën 1.5 kg heroinë, 30 mijë euro para chash dhe rreth 40 kilogramë produkte përzierës të cilën do ta përdornin për të shitur drogën me pakicë, shkruan Le Dauphine.

le

Ishte prokuroria e Grenoble që hapi një hetim gjyqësor për shqiptarët. Mediat franceze flasin për  një organizatë kriminale të trafikut të drogës në Francë dhe në Holandë. Ky rrjet është i gjithashtu i përfshirë edhe në shfrytëzim prostitucioni të vajzave rumune në rajonin e Grenoble.

Mendohet se dy shqiptarët e arrestuar së fundmi ishin pjesë e strukturave të larta të organizatës kriminale.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb