Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg me afat 35 ditor” për efektivin e RENEA-s, Xhuljo Liçi, që u kap pak ditë më parë me 1 kg kokainë.

Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala, e cila raporton se është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” për të arrestuarin tjetër, Dedë Nimani, ndërsa është lënë në “arrest shtëpie” Luan Gaçi.

Siç raporton gazetarja Lala, Luan Gaçi nuk duhet të lëvizë nga banesa pa lejen e prokurorisë. Kujtojmë se efektivi i RENEA-s u kap në makinë bashkë me dy personat e tjerë, ndërsa në momentin që ndërhyri policia, ata hodhën një pako me kokainë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb