ITALI- Dy shqiptarë kanë rënë në pranga në Itali, pasi u kapën me 1 kg kokainë. Mediat italiane shkruajnë se shqiptarët, 34 dhe 40 vjeç jetonin në Bolzano.

‘Ansa’ raporton se një pjesë e lëndës narkotike u gjet në një automjet dhe pjesa tjetër në apartamentin ku jetonin dy të arrestuarit.

Shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk dihet, ishin vënë në përgjim, ndërsa u prangosën pas lëvizjeve të dyshimta që behshin në apartamentin e tyre. Tashmë ata ndodhen në paraburgim në Bolzano, në pritje të caktimit të masës së sigurisë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb