Sekuestrohen 4 kg kanabis, ndërsa në pranga kanë rënë 4 persona.

Burime zyrtare nga policia e Fierit bënë me dije se në kuadër të operacionit të koduar “Seman” në Bypass-in e Fierit, u kapën në kushtet e flagrancës, me automjetet tip “Audi” dhe “Citroen”, shtetasit;
Gersi Zika, 34 vjeç, banues në Tiranë;

Arsen Meta (Bajramaj), 29 vjeç, banues në Ballsh;
Jozo Kozmaj, 25 vjeç, banues në Topojë, Fier;
Anxhelo Doçia, 23 vjeç, banues në Topojë, Fier.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 kg lëndë narkotike, 2 automjetet dhe 5 aparate celularë.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb