Dy grekë dhe një shqiptar janë arrestuar mbrëmjen e 23 janarit në Heraklion nga policë të Prokurorisë së Narkotikëve Heraklion, të akuzuar për drogë dhe armë.

Në kuadër të veprimeve të shënjestruara dhe veprimeve speciale, të përgatitura nga Drejtoria e Policisë Heraklion për të luftuar mbajtjen dhe trafikimin e lëndëve narkotike dhe përdorimin e duhur të provave, është organizuar një operacion i koordinuar policor nga Prokuroria e Narkotikëve pranë Sigurimit Heraklion.

Gjatë operacionit, një 31-vjeçar grek është pikasur mbrëmjen e djeshme duke u futur në një automjet në pronësi të një 44-vjeçari, gjithashtu grek në një zonë të Heraklionit. Punonjësit e Policisë, pasi kanë ndaluar sa më sipër, kanë ushtruar kontroll.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Mësohet se gjatë kontrollit, 31-vjeçarit i gjetën brenda automjetit dhe sekuestruan 12 kilogramë e 840 gramë kanabis. Në banesën e të riut u krye kontrolli, ku u gjetën dhe u konfiskuan: 449.2 gram kanabis, 36 fishekë dhe 4 celularë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb