Dy persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi u kapën me kanabis. Në kuadër të operacionit të koduar “Tunjë” u arrestuan shtetasit me inicialet A.B., 30 vjeç, banues në fshatin Çerrice, Çorovodë, dhe M.D., 31 vjeç, banues në fshatin Zhepe, Çorovodë.

Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit M.H., 22 vjeç dhe S.Q.,23 vjeç, banues në Gramsh, ku vijon puna për kapjen e tyre. Arrestimi dhe shpallja në kërkim e këtyre shtetasve u bë pasi në aksin rrugor Gramsh-Tunjë, gjatë kontrollit të automjeteve, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 5 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: