Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë, pasi u kapën me kokainë në Athinë.

Shqiptarët u arrestuan gjatë një kontrolli rutinë në Athinë dhe Galatsi, nga oficerët e policisë së Nën-Drejtorisë së Prokurorisë së Drogave të Sigurisë së Atikës.

Mediat greke raportojnë se nga kontrollet e kryera në shtëpitë e tyre, ata gjetën dhe konfiskuan, ndër të tjera: 1,315 gram kokainë, 18 thasë me drogë, 2 peshore precize, shumat prej 15,020 euro dhe 241 dollarë, 7 celularë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb