ITALI – Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë ditën e sotme në La Serra e Ivreas pasi u kapën me drogë

Dy të rinjtë shfrytzonin dhomën e tyre të hotelit, në të cilën ishin futur pa u regjistruar.

Pas dyshimeve të ngritura gjatë hetimeve, autoritetet fqinje në kontrollin e ushtruar në dhomën e tyre të hotelit konfiskuan një sasi të papërcaktuar kokaine.

Dy shqiptarët, njëri 30 dhe tjetri 21 vjeç, pas arrestimit, bënë që policia të kapë mat edhe pronarin e hotelit në Itali, sipas të cilëve ishte biznes i paligjshëm. Ai tashmë është në procedim penal për dhënien në të zezë të banesës më qira.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: