DIBRA

Gjykata e Apelit ka vendosur masën arrest me burg për Denis Xholin e Albjon Çekun. Dy personat në fjalë u kapën në Maqellarë me 5 milion lekë dhe fletë votimi në makinë.

Ata akuzohen për krim zgjedhor në Dibër gjatë fushatës zgjedhore. Më 22 prill makina e dy personave u ndalua nga simpatizantë të PD pasi dyshonin se shpërndanin lekë për fushatë.

Automjeti mbeti i bllokuar për 1 orë teksa në automjet u gjetën kartmonedha 5 mijë lekëshe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb