Dy shtetas shqiptarë janë dënuar me 4 vite burg pasi u shpallën fajtorë nga një gjykatë në Itali për pastrim parash pasi në vitin 2020 u kapën në një automjet ku kishin fshehur rreth 300 mijë euro në çanta.

Shqiptarët e dënuar janë 45-vjeçari me iniciale L. K. dhe 44-vjeçari E. K., të cilët përveç burgimit janë gjobitur edhe me nga 5000 euro nga gjykata e Imperias.

Shifra prej 292 mijë eurosh u gjet në vitin 2020 në një parking makinash në Ventimiglia, ndërsa paratë ndodheshin në thasë marketi.

Sakaq, prokurorët hodhën hipotezën se të ardhurat e paligjshme vinin nga droga dhe veprimtari të paligjshme, por ende nuk dihen arsyet që i kan shtyrë dy shqiptarët të zotëronin shifrën e majme të parave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb