BERAT

Policia e Beratit reagon pas denoncimit të shtetasit Xhimi Gjishti, të bërë për gazetaren e “BalkanWeb”, Eneida Petova, se është kërcënuar me jetë, pasi ka publikuar në internet incidentin e ndodhur në takimin elektoral të Blendi Klosit.

Policia sqaron se ka zhvilluar një takim me personin e kërcënuar, i cili nuk ka pranuar të bëjë kallëzim dhe të shpjegojë rrethanat dhe motivin e ngjarjes.

Reagimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Berat, nisur nga një lajm i publikuar në media për një shtetas i cili pretendon se është ofenduar dhe kanosur me numër të fshehtë nëpërmjet telefonit sqarojmë opinionin publik se:

Nga shërbimet e DVP Berat menjëherë është organizuar puna dhe është marrë takim me shtetasin E.Gj nga fshati Drenovicë, i cili nuk ka pranuar të bëjë kallëzim dhe të spjegojë rrethanat dhe motivin e ngjarjes dhe nuk është gjetur e sekuestruar asnjë provë materiale nga hetimet paraprake.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat fton të gjithë qytetarë të kallzojnë çdo rast ku cënohen të drejtat e tyre dhe çdo rast të paligjmërisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb