Një 23-vjeçare e dehur e detyroi linjën e avionit EasyJet të bëjë një ulje të detyruar në Athinë i cili ishte nisur nga Mançester.

Gruaja në fjalë filloi të bëjë skena turpi në bord duke i ngacmuar udhëtarët dhe ekuipazhin e avionit nëse ata donin të bënin seks me të!

Kapiteni i aeroplanit u detyrua të ulej në Athinë, pasi situata po bëhej e pa durueshme në rrugën për në Paphos, Qipro.

Bashkë me të u zbritën edhe katër pasagjer të tjerë të cilët gjithashtu ishin të dehur, raporton Manchester Evening News.

Videoja është publikuar nga një dëshmitare okulare, ndëersa duket ekuipazhi i cili ka rrethuar gruan që bërtiste:  “A doni që unë të jem prostitutë?”.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: