Dy persona kanë rënë në pranga, pasi u kapen duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm. Burime zyrtare nga policia e Korçës bënë me dije se pas hekurave përfunduan shtetasit me inicialet O. Sh., 25 vjeç, banues në Durrës dhe M. A., 22 vjeç, banues në fshatin Shën Vlash.

Arrestimi i tyre u bë pasi, këta shtetas u kapën nga shërbimet policore në rrugën Maliq-Lozhan, duke transportuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin në drejtim të Tiranës, me mjetet tip “Ford Focus” dhe “Benz”, 6 shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: