Anëtarja e Partisë Demokratike, Violeta Geci ,e cila u bë e njohur për konfrontimin verbal dhe fizik me aktivisten e republikanëve të SHBA, Evi Kokalari, ka reaguar pas lajmit të largimit të kësaj të fundit.

Geci u përball me Kokalarin gjatë një vizite të Forumit të Gruas në selinë e PD-së, ku midis zonjave nuk munguan dhe tonet e larta, ofendimet dhe të shtyrat.

Në mesazhin e saj, përkrahësja e Lulzim Bashës akuzon Evi Kokalarin se po largohet pasi s’ka më “me çfarë të mbushë xhepat”, pasi foltoret e Sali Berishës morën fund.

“Rruge te mbare Evis! Po ikën siç erdhe, pa ftuar dhe pa lavdi. Erdhe si emigrante me ambicie për te shkatërruar Partine Demokratike bashke me Sali Berishën, por po ikën bashke me Sali Berishen duke na lenë me në fund te qete ta ringremë partine.

Ti Evis qe frymëzove dhune dhe bere thirrje për gjak vete shihje shfaqjen si vriteshin demokratet me njeri- tjetrin dhe mbushje xhepin me dollarët e foltores.

Tani që e pe që s’ka me foltore dhe Saliu iku nga politika po ikën dhe ti. Turp për ty moj Evis qe guxove hyre ne partine tonë dhe e bere pis me arrogancën tende.

Tani ik shih punët e tua dhe bej llaxoren neper fb. Se kaq ke di te besh qe ditën e pare. Ata qe te përdoren tani te flaken si limon te shtrydhur. Siç kane bere me mijra te tjerë para teje. Rruge te mbare Evisi”, thekson aktivistja e PD.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb