Një studente në Universitetin Cornell në New York ka hequr dorë nga veshjet e saj për të paraqitur tezën e saj në një orvatje për të luftuar “besimet shtypëse” pasi pretendoi se profesorja e saj e kishte “kritikuar” rreth pantallonave të shkurtra që kishte veshur.

Letitia Chai

Siç shkruajnë mediat e huaja, Letitia Chai hoqi rrobat e saj para mësuesve dhe studentëve të shtunën gjatë prezantimit të tezës së nderit.

Ky veprim i saj, siç thuhet më tej, ishte një demonstrim kundër aktit të profesoreshës Rebekah Maggor, e cila i kishte thënë studentes se pantallonat e saj ishin shumë të shkurta gjatë një prove të prezantimit të saj. Universiteti Cornell njihet si një universitet kërkimor dhe është pjesë e grupimit të 8-të universiteteve më të më mirë në ShBA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb