Këtë të dielë po zhvillohen zgjedhjet e pjesshme në gjashtë bashkitë në vend, Vorë, Durrës, Rrogozhinë, Dibër , Lushnje dhe Shkodër

Gazetarja Klodiana Haxhiaj pasqyron për BalkanWeb zhvillimet më të fundit në Durrës, ku qytetarë të shumtë i janë drejtuar kutive të votimit , për të dhënë vendimin e tyre.

“Procesi i është kthyer disi normalitetit dhe të gjithë qytetarët që duan të votojnë mund të votojnë normalisht. Zonat periferike janë ato që kanë peshën kryesore të numrit të votuesve, nga Spitalla dhe Porto Romano të cilat duket se janë zonat që edhe bëjnë diferencën, pasi në Durrës interesi ka qenë më i ulët.”, raportoi gazetarja.

Ndërkohë që në këto qendra votimi ka pasur edhe qytetarë të kthyer nga emigrimi për të votuar.

“Nga Greqia ka ardhur për të votuar. Kam ardhur dje dhe do të iki nesër. Rrëmujë e madhe, shumë njerëz”, u shpreh nja qytetar

“Jam një emigrant i kthyer prej 13 ditësh. Këtu nuk shoh paska që vota të jetë e lirë. Unë vij për të votuar , por këtu ka shumë ndërhyrje”, tha një tjetër qytetar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb