Bundesliga do të mbyllë sezonin në fund të qershorit pa praninë e tifozëve, por mund të rihapë dyert e stadiumit më 4 korrik, kur në “Olympiastadion” të di Berlinit është në program finalja e Kupës së Gjermanisë mes Bayern Munich dhe Bayer Leverkusen.

1215226548.jpg.0
1215226548.jpg.0

Ky objektiv është konfirmuar nga presidenti I Federatës Gjermane të Futbollit, Fritz Keller. “Për këtë vendosin vetëm ligjvënësit. Në Bërlin janë të lejueshme eventet deri në 1 mijë persona. Nëse na lejojnë, atëherë finalja mund të luhet me 1 mijë tifozë të pranishëm në tribuna. Për këtë ide kemi folur gjatë ditëve të fundit”, ka thënë Keller në një intervistë për televizionin “ARD”.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: