Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Open”, theksoi, se me presidentin Ilir Meta, nuk është ndarë në këtë fushatë, por në atë të 2017-ës.

Sipas tij, Meta është kërcënimi real i Reformës në Drejtësi, e shtoi se President nuk e bëri ai, por votat e tij.

Ai tha se e asokohe mendonte se ishte bërë një zgjedhje të mirë, por shtoi se s’e mendonte që sipas tij, Meta do të lajthiste.

“Me Ilir Metën nuk më ka ndarë kjo fushatë, ju duhet ta kujtoni. Më ka ndarë fushata e 2017, për Ilirin kam bërë krahasimin me vulën e eksport/import të Haxhi Qamilit, se Meta ishte kërcënim real i Reformës në Drejtësi.

President Metën nuk e bëra unë, e bënë votat e tij, e vetmja mundësi për të bërë një zgjedhje në atë kohë, se e kam thënë që për zgjedhjen më të mirë për opozitën, po s’e mendova që do lajthisë,” tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb