“Fëmija nuk është i imi”. Kështu ka deklaruar sot në polici, bashkëshorti i autores së krimit të rëndë sot në Korçë, i cili ka bërë edhe denoncimin për ngjarjen makabre.
Nëna pasi solli në jetë fëmijën, e futi të porsalindurin në një valixhe dhe ky i fundit ndërroi jetë. Ngjarja ndodhi në lagjen nr.15 në Korçë. Gazetarja Lorena Kodra sjell për BalkanWeb detaje nga horrori.
Ishte pikërisht burri i saj emigrant, i cili një ditë më parë ishte kthyer nga Greqia, ku kishte emigruar prej kohësh dhe sapo ka hyrë në banesë ka zbuluar ngjarjen tronditëse. Ai rrëfeu para oficerëve makabritetin, ndërsa shtoi se ai prej më shumë se një viti kishte emigruar në Greqi, duke pretenduar kështu se nuk ishte i ati i foshnjës. “Kam 1 vit që nuk kam patur kontakte me bashkëshorten”, mësohet të jetë shprehur ai.
Ndërkohë, që do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore që do të hedhë dritë mbi ngjarjen. Aktualisht nëna e foshnjës, që thuhet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, është në maternitetin e spitalit të Korçës, ku po merr trajtim mjekësor.
(BalkanWeb)