Në pritje të “firmës” së kancelares Angela Merkel, Bundesliga merr një tjetër dritë jeshile që pritet të kthejë kampionatin në mesin e majit, ose maksimumi në fund të tij. Pasi ministrat e sporteve të 16 Landeve aprovuan rinisjen e sezonit, vendimi përfundimtar do të zyrtarizohet të enjten nga kancelarja Merkel. Optimizmi është në qiell, teksa skuadrat vijojnë të stërviten prej javësh, tashme edhe në grupe të mëdhenj, siç tregojnë edhe këto pamje nga seanca e fundit stërvitore e Bayern Munich.

Sa i përket Ligave më të mëdha të Europës, protokolli i futbollit gjerman ishte i shpejtë dhe i kompletuar, çka I lejoi skuadrave të ktheheshin shpejt në komplekset e tyre stërviore. Në një projeksion më të largët, duke parë edhe idenë e pandryshuar të UEFA-s për të mbyllur edicionin e Kupave të Europës, bavarezët kanë një marsh më shumë se të gjithë rivalët e tjerë në Champions League. Në Itali dhe Francë është e ndaluar stërvitja, skuadrat angleze sapo kanë nisur përgatitjet individuale, ndërsa ato spanjolle duhet të presin fillimin e majit për ta bërë një gjë të tillë. Në këtë mënyrë, ekipet e Bundesligës Bayern dhe Leipzig janë të favorizuar në Champions sa i përket aspektit fizik të lojtarëve.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb