TIRANË

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama nga Kukësi për procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë të PD-së.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi tha se Rama është i tmerruar nga zgjedhjet e 25 prillit saqë shpif çdo ditë për këtë proces.

Sipas tij, shqiptarët e kuptojnë shumë mirë, prandaj do votojnë për PD dhe kandidatët e saj përfaqësues, në vend të listës 3D të deputetëve të PS që do t’i përzgjedhë përsëri Niçja i Shijakut nga burgu. Bardhi publikon dhe një video me dixhiturën, “Rezultati i procesit 3D të Edi Ramës”.

POSTIMI I PLOTË
Edi Rama i frikësuar nga zgjedhjet qenka marrë sot prapë me procesin demokratik të përzgjedhjes së kandidatëve në PD. Është aq i shqetësuar me procesin, sa shpif çdo ditë për të, me shpresën se shqiptarët nuk e kuptojnë që procesi është i vërtetë dhe ka angazhuar me mijëra e mijëra qytetarë, që janë gati të votojnë ndryshimin në 25 Prill.
Shqiptarët e kuptojnë shumë mirë, prandaj do votojnë për PD dhe kandidatët e saj përfaqësues, që i kanë propozuar dhe votuar vetë paraprakisht, që kanë kaluar filtrin e verifikimit nga partia dhe qytetarët, në vend të listës 3D të deputetëve të PS që do t’i përzgjedhë përsëri Niçja i Shijakut, por kësaj here nga burgu.
Rezultati i procesit 3D të Edi Ramës ?

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: