ITALI

Një familje 4 anëtarëshe shqiptare ka dalë pozitive me COVID-19 gjatë kthimit për në Itali. Burri, gruaja dhe dy fëmijët kanë rezultuar pozitivë pasi kaluan pushimet në atdhe.

Në fakt ata janë të gjithë asimptomatikë dhe do të vetëizolohen në banesën e tyre në Vallefoglia.

Të shumtë kanë qenë shqiptarët të cilët u kthyen në atdhe për pushime pavarvsisht pandemisë, por për kthim në Itali lejohen vetëm një kategori e caktuar udhëtarësh nga Shqipëria, dhe duhet detyrimisht të bëjnë testin si dhe të karantinohen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb