Pasditja e kësaj të hëne ka sjellë fluks në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, duke u krijuar edhe radhë automjetesh nga shtetas shqiptarë që i janë drejtuar Greqisë, pas disa ditëve pushimi me rastin e festës së pashkëve.

Aktualisht sipas informacioneve kufitare po punohet me 4 sportele në dalje dhe 2 në hyrje.

Pavarësisht faktit se po punohet me 4 sportele, është krijuar radhë e gjatë, ndërsa drejtuesit e mjeteve janë të detyruar të presin shumë në kufi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: