Pas lënies jashtë listës së grumbullimit, trajneri i përfaqësueses së Argjentinës, Lionel Scaloni insistoi se marrëdhënia e tij me Sergio Aguero është perfekte, duke përgënjeshtruar të gjitha aludimet për një krizë mes tyre.

Gjithsesi, përjashtimi i Aguero nga kombëtarja argjentinase vijon, pavarësisht 18 golave të realizuar nga ylli i Manchester City në 25 javë të Premier League këtë sezon. Raportimet e mëparshme sugjeronin se marrëdhënia mes Aguero dhe Scaloni ishte në krizë pas fushatës së Kupës së Botës, por trajneri i Argjentinës mohoi çdo aludim.

“Dua të qartësoj se marrëdhënia ime me Aguero është perfekte. Kam dëgjuar e lexuar se mes nesh ka debat, por kjo është absolutisht gënjeshtër. Ai është në një nivel të jashtëzakonshëm futbollistik, por unë duhet të grumbulloj futbollsitë që nuk kanë veshur më parë fanellën e kombëtares. Ne besojmë se do të ishte mirë të kërkonim për futbollistë të rinj dhe të mos mbetemi me të njëjtë”, përfundoi Scaloni.

D1eq2apwoaas2b3

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: